13:45 / 28.08.2026
Flaka Loxha humb gjysmëfinalen, vazhdon garën për medaljen e bronztë
N.M. /RTKlive
Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka pësuar humbje në gjysmëfinale të kategorisë së saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pas një përballjeje dramatike ndaj kroates Ana Viktorija Puljiz.
Puljiz kaloi në epërsi me Waza-ari, ndërsa Loxha tentoi të rikthehej në rezultat. Një aksion i saj fillimisht u vlerësua me Waza-ari, por pas rishikimit gjyqtarët e ndryshuan vendimin dhe ia llogaritën vetëm Yuko.
Në sekondat e fundit, Loxha ishte shumë ofensive dhe kërkoi përmbysjen e rezultatit, por nuk arriti ta barazojë duelin.
Pavarësisht humbjes, gara për medalje për Loxhën vazhdon. Ajo do të garojë në repesazh, ku do të kërkojë fitoren për të siguruar mundësinë e luftës për medaljen e bronztë.























