Banorët e Islandës refuzojnë rinisjen e negociatave për hyrje në BE
BKT
Rajoni dhe Bota

Banorët e Islandës refuzojnë rinisjen e negociatave për hyrje në BE

Luan Qorraj / RTK

Nëpërmjet një referendumi, banorët e Islandës kanë refuzuar të rinisin negociatat me Brukselin rreth hyrjes eventuale të vendit të tyre në Bashkimin Evropian.

Banorët e Islandës, përmes një referendumi, kanë vendosur të mos i rinisin negociatat me Brukselin për hyrjen eventuale të shteti të tyre brenda Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimeve, islandezët refuzuan rinisjen e negociatave, të cilat u pezulluan në vitin 2013, me një shumicë prej 52.8 % të votave kundër rinisjen së bisedimeve.

Islanda kishte kërkuar ti bashkohet unionit Evropian në vitin 2008 ndërsa 5 vite më vonë, në vitin 2013 negociatat u pezulluan për shkak të çështjes së të drejtave të peshkimit.

Islanda është tanimë pjesë e zonës së shengenit dhe tregut të përbashkët Evropian, dhe një pjesë e  madhe e qytetarëve thotë se nuk sheh nevojën të hyn në bllokun i cili do ti caktonte politikat e Islandës rreth peshkimit. Industria e peshkut, është burimi kryesor ekonomik i Islandës dhe besohet se rreth 40% të të gjitha eksporteve islandeze vijnë nga kjo industri. Hyrja në BE do ta detyronte Islandën të pranon  politikat dhe kufizimet e përbashkëta të cilat, sipas shumë islandezëve, do të ndikonin keq në ekonominë e vendit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota