07:41 / 01.09.2026
Sulm masiv rus me raketa dhe dronë në Kiev, raportohet për viktima e të plagosur
B.H./RTKlive
Një sulm masiv me raketa dhe dronë i ushtrisë ruse ka goditur gjatë natës Kievin dhe rajonin përreth, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Administrata ushtarake e Kievit ka njoftuar se tre persona janë vrarë në kryeqytet, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, autoritetet kanë raportuar për të paktën katër viktima në Kiev dhe rajonin përreth si pasojë e sulmit.
Sipas Tymur Tkachenko, kreut të administratës ushtarake të rajonit që rrethon kryeqytetin ukrainas, Rusia ka kryer një “sulm masiv me raketa dhe dronë luftarakë”.
Ai ka akuzuar ushtrinë ruse se ka shënjestruar qëllimisht objekte civile dhe ndërtesa banimi.
Raportohet gjithashtu se shtatë persona janë vrarë në një sulm ndaj një depoje hekurudhore.























