Mbappe: Nuk dua krahasime me Dembele dhe Raphinha
Uran Krasniqi / RTKLive
Kylian Mbappe ka refuzuar të hyjë në krahasime me Ousmane Dembele dhe Raphinha, duke thënë se ai bën gjëra në fushë që futbollistët e tjerë nuk i bëjnë.
Sulmuesi francez ka shënuar shumë gola që prej transferimit te Real Madrid në vitin 2024, por skuadra spanjolle ka pasur vështirësi për të fituar trofe të rëndësishëm.
Mbappe e ka pranuar se Real Madrid duhet të përmirësohet si ekip, por nuk dëshiron që diskutimi të reduktohet vetëm te numri i golave.
“Do të mund të luaja rolin e budallait dhe t'ju thosha se shënoj më shumë gola se Dembele dhe Raphinha dhe se ata duhet të shënojnë më shumë për të qenë si unë”, ka thënë Mbappe.
“Secili është ndryshe, por dua të them se, sigurisht, duhet të përmirësohem. Nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse mendoj se bëj shumë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë”, ka shtuar ai.
Real Madrid do të kërkojë një reagim edhe në Champions League, ku në ndeshjen hapëse përballet me Inter.
Skuadra e Jose Mourinho vjen nga një humbje 1:0 ndaj Real Betis në La Liga.























