Bosnja tërheq stafin nga ambasada në Beograd dhe ul komunikimin me Serbinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Bosnja tërheq stafin nga ambasada në Beograd dhe ul komunikimin me Serbinë

A.B/RTKLive

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, mbajti një konferencë për media në përgjigje të glorifikimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, në Serbi.

Ai njoftoi tërheqjen e të gjithë stafit nga Ambasada e Bosnjë e Hercegovinës në Beograd, për të cilin ministria ka kompetencë ta rikthejë, transferimin e shërbimeve konsullore në ambasadat në Zagreb dhe Podgoricë, si dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Novi Pazar.

Konakoviç njoftoi gjithashtu pezullimin e takimeve dypalëshe dhe uljen e komunikimit me Serbinë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Ministri tha se Bosnja dhe Hercegovina do të intensifikojë angazhimin diplomatik me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota