NATO do të përkujtojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit
BKT
Rajoni dhe Bota

NATO do të përkujtojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

A.B|RTKLive

NATO do të përkujtojë të premten, më 11 shtator 2026, 25-vjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NATO njofton se në ceremoninë përkujtimore në Memorialin e 11 Shtatorit dhe Nenit 5, në selinë e NATO-s, do të marrë pjesë zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska.

Ajo do t’i bashkohet të Ngarkuarit me Punë të Misionit të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk, dhe përfaqësuesit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Komitetin Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant William D. “Hank” Taylor.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota