Iraola qetëson tifozët: Barcola gati për Fulhamin
F.B/RTKLive
Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka dhënë lajme pozitive për gjendjen fizike të Bradley Barcolas, i cili u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Atletico Madridit për shkak të ngërçeve muskulore.
Iraola ka bërë të ditur se sulmuesi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe pritet të jetë në dispozicion për sfidën e radhës ndaj Fulhamit, nëse gjithçka shkon sipas planit.
“Duhet të stërvitemi edhe këtë pasdite, por Barcola kishte vetëm ngërçe. Duhet ta vlerësojmë gjendjen e tij, por nuk ka ndonjë dëmtim dhe duhet të jetë i gatshëm nëse gjithçka shkon normalisht”, deklaroi Iraola.
Sa i përket Cody Gakpos, trajneri tha se vendimi për aktivizimin e tij do të merret pas stërvitjes, ndërsa për Hugo Ekitiken situata mbetet më e komplikuar për shkak të dëmtimit afatgjatë.
Iraola foli edhe për përballjen me Fulhamin dhe trajnerin Alvaro Arbeloa, me të cilin ka qenë rival për një vend në përfaqësuesen e Spanjës.
“Kemi luajtur shumë pak herë së bashku me kombëtaren. Në njëfarë mënyre luftonim për të njëjtin pozicion, por mendoj se ai ishte më i suksesshëm se unë në këtë aspekt. Nuk kemi pasur shumë marrëdhënie që atëherë, përveç rasteve kur jemi përballur si kundërshtarë”, tha Iraola.
Për Fulhamin, ai vlerësoi paraqitjet e skuadrës londineze në fillim të sezonit, pavarësisht rezultateve.
“Kemi luajtur vetëm tri ndeshje në Premier League dhe është ende herët për të dhënë një vlerësim. Fulhami është një shembull i mirë. Kanë luajtur mirë në të trija ndeshjet, por kanë humbur me një gol diferencë. Po të mos i shihje pikët, do të mendoje se kanë katër apo pesë pikë”, u shpreh trajneri i Liverpoolit.
Iraola theksoi se Fulhami ka lojtarë teknikisht të aftë dhe se skuadra e tij do ta ketë të vështirë ta ushtrojë presionin ndaj tyre.
Ndërkohë, trajneri spanjoll foli me fjalë të mira edhe për sulmuesin Alexander Isak, i cili ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit.
“Po shkon shumë mirë. Jam i kënaqur me përmirësimet që po bën nga ndeshja në ndeshje. Fizikisht është në një gjendje shumë të mirë. Teknikisht e dimë se është shumë i mirë dhe po e kupton gjithnjë e më mirë atë që kërkojmë nga një numër nëntë. Ai duhet të na ndihmojë jo vetëm me golat, por edhe në shumë aspekte të tjera”, përfundoi Iraola.























