Evertoni në dilemë për Icardin, Moyes nuk e preferon argjentinasin
BKT
Sport

Evertoni në dilemë për Icardin, Moyes nuk e preferon argjentinasin

F.B/RTKLive

Evertonit raportohet se i është ofruar mundësia për të transferuar si lojtar të lirë sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, por trajneri David Moyes nuk është bindur ende për këtë lëvizje.

Evertoni mbeti i zhgënjyer në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi dështoi transferimi i Folarin Balogun, ndërsa njëkohësisht humbi edhe shërbimet e Beto dhe Iliman Ndiaye.

Megjithatë, klubi anglez mund të transferojë futbollistë pa kontratë edhe pas mbylljes së afatit kalimtar. Një prej opsioneve të ofruara është Mauro Icardi, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Galatasaray në korrik.

Sipas “Football Insider”, Moyes nuk është bindur për transferimin e 33-vjeçarit, kryesisht për shkak të dyshimeve mbi gjendjen e tij fizike dhe gatishmërinë për t’u futur menjëherë në ritmin e Premier League.

Trajneri i Evertonit nuk dëshiron të afrojë një sulmues që nuk i përshtatet profilit që kërkon dhe mund të vendosë të presë deri në afatin kalimtar të janarit.

Ndërkohë, Icardi vazhdon të jetë në ‘radar’ edhe të Lazios dhe Parmës, dy skuadra të Serie A që po e monitorojnë situatën e sulmuesit argjentinas.