Yamal: Bayerni? Të jem i sinqertë, nuk më pëlqen
BKT
Sport

Yamal: Bayerni? Të jem i sinqertë, nuk më pëlqen

F.B/RTKLive

Lamine Yamal ka folur sërish për preferencat e tij sa i përket ndeshjeve që ndjek, duke pranuar se nuk i shikon rregullisht të gjitha skuadrat rivale të Barcelonës.

Sulmuesi i katalanasve ka treguar se zakonisht ndjek ndeshjet e Real Madridit, ndërsa në Ligën e Kampionëve i kushton vëmendje edhe Paris Saint-Germainit.

I pyetur nëse i ndjek ndeshjet e Bayern Munichut, Yamal ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij, duke theksuar dominimin e skuadrës bavareze në kampionat dhe në fazën e ligës së Champions-it.

“Të jem i sinqertë, nuk më pëlqen të shikoj ndeshjet e Bayern-it. Në kampionat ata dominojnë. Edhe në fazën e ligës në Champions League nuk i shikoj, sepse janë po aq dominantë”, deklaroi Yamal.

Megjithatë, 19-vjeçari tha se i kishte ndjekur dy përballjet e Bayern Munichut ndaj PSG-së sezonin e kaluar, duke i cilësuar ato si ndeshje të nivelit të lartë.

“I kam ndjekur dy ndeshjet që kanë zhvilluar kundër PSG-së vitin e kaluar dhe kanë qenë vërtet dy ndeshje të mëdha. Por e përsëris, në ndeshjet e fazës së ligës nuk i ndjek, sepse arrijnë të dominojnë pothuajse çdo kundërshtar”, përfundoi ylli i Barcelonës.