13:02 / 19.09.2026
Mungon Rrudhani, ftohet Korenica
F.B/RTKLive
Për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitjen e djeshme, Donat Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për grumbullimin e radhës.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, në vend të tij, përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Meriton Korenicën, i cili ishte në listën e tij të zgjeruar.























