Kryeziu publikon listën e Dardanëve të rinj për duelet e shtatorit dhe tetorit
BKT
Sport

Kryeziu publikon listën e Dardanëve të rinj për duelet e shtatorit dhe tetorit

F.B/RTKLive

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, që do të zhvillohet në vitin 2027.

“Dardanët” e rinj do të përballen me San Marinon, Qipron dhe Finlandën, në një seri ndeshjesh që do të zhvillohen gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit.

Kosova U21 do ta nisë këtë seri më 24 shtator, në udhëtim ndaj San Marinos. Ndeshja do të zhvillohet në San Marino Stadium në Serravalle, me fillim nga ora 20:30.

Më pas, më 30 shtator, Kosova do ta presë Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo përballje nis në orën 19:00.

Tri ditë më vonë, më 6 tetor, “Dardanët” U21 do të përballen sërish në Prishtinë, këtë herë ndaj Finlandës. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis në orën 19:00.