Evropiani ‘Sofje 2026’, Bashkim Bajoku arrin fitoren e dytë
BKT
Sport

Evropiani ‘Sofje 2026’, Bashkim Bajoku arrin fitoren e dytë

F.B/RTKLive

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitore e dytë të merituar në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Kategoria 55 kg: Bashkim Bajoku triumfoi bindshëm  me rezultat 5:0 ndaj boksierit nga Shqipëria Kristijan Koço

Bajoku zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke treguar teknikë të mirë, ritëm dhe kontroll të duelit.

Ai dominoi në ring gjatë gjithë përballjes dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fitues.