Simeone: Respekt për Mourinhon, ndaj Realit duhet të japim maksimumin
BKT
Sport

Simeone: Respekt për Mourinhon, ndaj Realit duhet të japim maksimumin

F.B/RTKLive

Diego Pablo Simeone në një konferencë për media, ka folur për derbin e madh të Madridit mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Trajneri i Atletico Madridit e ka cilësuar këtë si një javë të veçantë për kryeqytetin spanjoll, pas garave të Formula 1 dhe koncertit të këngëtares së njohur Shakira.

“Shkova në garat e Formula 1, më pas mora pjesë në një koncert të Shakirës dhe tani kemi derbin. Ka qenë një javë e madhe”, u shpreh Simeone.

I pyetur për homologun e tij te Real Madridi, José Mourinho, tekniku argjentinas theksoi respektin që ka për trajnerin portugez.

“Kam shumë respekt për Mourinhon. Ai e di fare mirë këtë dhe shpresoj që nesër të përballemi ashtu siç kemi bërë gjithmonë, duke dhënë maksimumin”, deklaroi Simeone.

Simeone foli edhe për dallimet në mënyrën e lojës së dy skuadrave, duke vënë theksin te tranzicioni i Real Madridit.

“Tranzicioni i Realit është më vertikal se ai i ekipit tonë dhe është më i shpejtë. Ne duhet të bëjmë maksimumin që ata të mos ndihen komodë me lojën e tyre. Duhet ta ngadalësojmë tranzicionin e tyre”, theksoi trajneri i Atlético Madridit.