Miliona njerëz evakuohen nga tajfuni i fuqishëm në Japoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Miliona njerëz evakuohen nga tajfuni i fuqishëm në Japoni

A.B/RTKLive

Gati dy milionë njerëz janë nën urdhra për evakuim në Japoni, ndërsa tajfuni Dujuan ka goditur disa prefektura të vendit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë kishte paralajmëruar për një “kërcënim të menjëhershëm për jetën”, por disa paralajmërime tashmë janë ulur, ndërsa paralajmërimi për rrezik ndaj jetës mbetet në fuqi në qytetin Oshima.

Erërat e fuqishme kanë lënë pa energji elektrike më shumë se 50 mijë njerëz, ndërsa qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar.

Tajfuni Dujuan ka sjellë erëra të qëndrueshme me shpejtësi 130 km/h dhe rafale deri në 194 km/h. Ai është stuhia më e fundit në një seri stuhish në Paqësor, të cilat janë bërë më intensive nga “El Niño super”, që ka ngrohur oqeanin dhe ka nxitur formimin e stuhive.

Niveli i tretë i paralajmërimeve për reshje të dendura dhe niveli i katërt për rrëshqitje dheu janë ulur ose hequr nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë në shumicën e zonave.

Paralajmërimet e nivelit të katërt mbeten në fuqi në lagjen Shinagawa, fshatin Toshima dhe fshatin Niijima.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin me vëmendje informacionet për motin, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota