19:30 / 22.09.2026
Trump u bën thirrje të gjithë anëtarëve të GJNP-së të japin dorëheqjen
A,.B/RTKLive
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të martën u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të japin dorëheqjen dhe dënoi atë që e cilësoi si një “institucion jashtë kontrollit” dhe “një grup njerëzish të këqij”.
Presidenti amerikan Donald Trump po mban fjalim në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.
Trump i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se SHBA-ja nuk do të lejojë që pjesëtarët e saj të shërbimit ushtarak t’i nënshtrohen asaj që ai i quajti gjykime spektakolare nga një tribunal antiamerikan.
“U bëj thirrje të gjitha vendeve që janë anëtare të GJNP-së të japin zyrtarisht dorëheqjen nga ky institucion i pabindur menjëherë”, tha ai, raporton Reuters.























