13:42 / 24.09.2026
Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën
M.Sh/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të enjten paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kundër Irlandës, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Seanca stërvitore është zhvilluar me ngarkesë të lehtë fizike, ndërsa përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u ka dhënë futbollistëve udhëzimet e fundit taktike para përballjes.
Kosova synon ta nisë me rezultat pozitiv përballjen ndaj Irlandës, në kuadër të garave të Ligës së Kombeve.
Ndeshja zhvillohet sonte në ora 20:45, ndërsa përfaqësuesja kosovare do të kërkojë pikë të plota në këtë përballje të Grupit B3.
























