Super Kosova e nis me fitore, mposht Irlandën
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:44)-Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer dhe gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes ishin skuadra më e mirë në fushë, duke dominuar ndaj përfaqësueses irlandeze.
Kosova e nisi fuqishëm takimin dhe që në pjesën e parë krijoi disa mundësi të mira shënimi. Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Florent Hoxha ishin ndër lojtarët më aktivë në repartin ofensiv, ndërsa vendasit kontrolluan ritmin dhe posedimin e topit.
“Dardanët” krijuan plot tetë raste për gol në 45 minutat e para, ndërsa Irlanda pati vetëm një mundësi serioze. Megjithatë, pavarësisht dominimit të Kosovës, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Edhe në fraksionin e dytë, Kosova vazhdoi të kërkonte golin dhe presioni i vendasve u shpërblye në minutën e 83-të.
Ishte kapiteni Vedat Muriqi ai që realizoi për 1-0, duke shpërthyer festën në “Fadil Vokrri” dhe duke i dhënë Kosovës tri pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Kosova ishte pranë edhe golit të dytë, me Ermal Krasniqin që pati një mundësi të mirë, por goditja e tij përfundoi pranë shtyllës.
Në këtë ndeshje pati edhe një debutim të rëndësishëm për Kosovën, pasi talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, regjistroi paraqitjen e parë me fanellën e Kombëtares A.
Me këtë fitore, Kosova e nis me tri pikë aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Ndeshjen e radhës “Dardanët” do ta zhvillojnë pas tri ditësh në Vjenë, ku do të përballen me Austrinë.
Muriqi ndez stadiumi ‘Fadil Vokrri’, Kosova në epërsi
(E përditësuar, 22:30)-Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës.
Dardanët dhe irlandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në duelin e parë të ciklit të ri në Ligën e Kombeve.
Është sulmuesi Vedat Muriqi, i cili në minutën e 83-të realizoi për avantazhin e Kosovës në duel me irlandezët.
Dardanët po dominojnë ndaj Irlandës
Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Irlandës.
Dardanët dhe irlandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në duelin e parë të ciklit të ri në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë ishte ekip dominues në 45-minutëshin e parë, duke e kontrolluar lojën më mirë në terren dhe duke krijuar disa raste mjaft të mirë, sidomos raste të mira për gol kishte sulmuesi Vedat Muriqi, megjithatë, rrjetat heshtën në pjesën e parë.
Kosova krijojë tetë raste për gola vetëm në pjesëlojën e parë derisa skuadra mike krijojë vetëm një rast.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Starton ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës, Dardanët kërkojnë fitore
Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Irlandës.
Dardanët dhe irlandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në duelin e parë të ciklit të ri në Ligën e Kombeve.
Atmosfera në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është fantastike. Tifozët ‘Dardanët’ fuqishëm janë në përkrahje të kombëtares sonë, derisa në stadium është edhe një grup tifozësh irlandez.
Kombëtarja jonë synon që më fitore ta nis aventurën e re në Ligën e Kombeve.























