Dardanët rikthehen në stërvitje për duelin me Izraelin
BKT
Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje për duelin me Izraelin

F.Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.

Në seancën e sotme në Debrecen, futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Austrisë zhvilluan stërvitje, ndërsa titullarët e kësaj sfide iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

Kujtojmë së Kosova këtë edicion në Ligën e Kombeve e nisi me fitoren kundër Irlandës, me rezultat 1-0, derisa mbrëmë u mund nga Austria, me rezultat 3-1.

Sfida e radhës për Dardanët është Izraeli, kurse, me 4 tetor në Prishtinë, Kosova sfidon sërish Austrinë.