Mourinho zgjodhi Real Madridin para Portugalisë
BKT
Sport

Mourinho zgjodhi Real Madridin para Portugalisë

F.Bytyqi/RTKLive

Jose Mourinho raportohet se ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Kombëtarja e Portugalisë, përpara se të rikthehej në drejtimin e Real Madridit.

Sipas “AS”, Federata Portugeze e Futbollit kishte kontaktuar trajnerin para fillimit të Kupës së Botës të zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke i ofruar mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares.

Megjithatë, Mourinho e kishte të qartë vendimin e tij. Ai raportohet se i kishte dhënë fjalën presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se do të priste mundësinë për t’u rikthyer në stolin e “Los Blancos”.

Sipas “AS”, federata portugeze ishte e gatshme të pranonte edhe një skenar të pazakontë: Mourinho të drejtonte njëkohësisht Kombëtaren e Portugalisë dhe Real Madridin.

Në fund, “Special One” zgjodhi të respektonte marrëveshjen e tij me Perez dhe rrugët e tij u drejtuan sërish drejt klubit madrilen.