Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
BKT
Foto arkiv
Sport

Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit, “Dardanët” zbresin sonte në fushë

Sh.Ç/RTKlive

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në aksion në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku në ndeshjen e tretë do të përballet me Izraelin. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Nagyerdei” në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” synojnë të marrin pikët e plota pas humbjes 3:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e fundit. Në debutim, Kosova kishte triumfuar 1:0 ndaj Irlandës.

Para kësaj sfide, trajneri Franco Foda ka folur me respekt për kundërshtarin, duke theksuar cilësitë individuale të futbollistëve izraelitë.

“Natyrisht që Izraeli është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon dhe Oscar Gloukh. Prandaj presim ndeshje shumë të fortë, por normalisht që ne do të luajmë sa më agresiv që të mundemi në këtë përballje”, ka deklaruar Foda.

Ndeshja pritet të jetë një tjetër përballje e rëndësishme për Kosovën në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në prag të ndeshjes, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka ftuar tifozët për mbështetje, duke shkruar: “Forca Kosovë!”.