Netanyahu: Sulmuesi iu nënshtrua "indoktrinimit radikal islamist”
BKT
Foto| AFP
Rajoni dhe Bota

Netanyahu: Sulmuesi iu nënshtrua "indoktrinimit radikal islamist”

A.B/RTKLive

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se hetimet sugjerojnë se personi që theri bashkëpilotin dhe tentoi të merrte kontrollin e një avioni nga Dubai për në Tel Aviv, i ishte nënshtruar “indoktrinimit radikal islamist”.

Avioni i Flydubai-t humbi mbi 5 200 metra lartësi rreth dy orë pas nisjes të mërkurën, para se pasagjerët dhe ekuipazhi ta neutralizonin sulmuesin dhe ta rimerrnin kontrollin e avionit, i cili u ul i sigurt.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se është “shumë e mundshme” që sulmuesi, për të cilin tha se ishte shtetas i Omanit, “kishte për qëllim ta rrëzonte avionin”.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi se kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse incidenti ishte i lidhur me ndonjë aktivitet apo qëllim terrorist, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota