Drita dhe Ferizaj nisin sezonin me trofe në Superkupën e Kosovës
BKT
Sport

Drita dhe Ferizaj nisin sezonin me trofe në Superkupën e Kosovës

UK/RTKLive.com

Drita në konkurrencën e femrave dhe Ferizaj në atë të meshkujve e kanë nisur me trofe edicionin 2026/27, pasi i kanë fituar në Superkupën e Kosovës në volejboll.

Drita e ka mposhtur Fer Volley-n, ndërsa Ferizaj ka triumfuar ndaj Lubotenit.

Në konkurrencën e femrave, Drita ka triumfuar ndaj Fer Volley-t me rezultat një me tre, në një ndeshje ku e ka kontrolluar pjesën më të madhe të takimit.

Drita e ka fituar setin e parë 25:19, ndërsa në të dytin ka qenë sërish më e mirë dhe ka triumfuar 25:20.

Fer Volley ka reaguar në setin e tretë, duke zhvilluar një betejë të fortë dhe duke e fituar atë 28:26. Megjithatë, Drita është rikthyer në setin e katërt dhe me fitoren 25:14 e ka siguruar triumfin 3:1 dhe trofeun e parë të sezonit 2026/27.

Ndërkaq, në konkurrencën e meshkujve, Ferizaj e ka nisur ndeshjen ndaj Lubotenit me ritëm të lartë dhe kontroll të lojës. Ferizaj ka krijuar epërsi që në setin e parë dhe e ka fituar atë 25:17.

Luboteni ka reaguar në setin e dytë, duke e bërë lojën më të baraspeshuar. Megjithatë, Ferizaj e ka ruajtur qetësinë në momentet vendimtare dhe e ka fituar setin 25:20.

Ferizaj ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në setin e tretë. Luboteni ka tentuar të qëndrojë në lojë, por Ferizaj ka qenë më bindës në fund dhe me 25:17 e ka vulosur fitoren 3:0 në sete.