Moti me diell në të gjithë Shqipërinë
RTKLive
Shqipëria do të përfshihet të dielën nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi do të karakterizohet nga temperatura relativisht të larta për këtë periudhë dhe reshje nuk priten.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare, herë pas here era mund të forcohet dhe të arrijë deri në 14 m/s.
Në dete parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë, ndërsa kushtet atmosferike do të mbeten përgjithësisht të favorshme përgjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale do të regjistrohen në Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, me rreth 7°C, ndërsa vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 29°C.























