Spanja shpall zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
BKT
Rajoni dhe Bota

Spanja shpall zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

V.Th. / RTKlive

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka njoftuar se Spanja do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor, rreth një vit e gjysmë para afatit të rregullt.

Vendimi vjen në një periudhë të tensionuar politike dhe sociale, mes protestave për krizën e strehimit dhe pas dështimit të qeverisë për të siguruar mbështetje parlamentare për një paketë masash në mbrojtje të qiramarrësve.

Sanchez tha se qeveria e tij ka përballuar kriza të shumta, ndërsa ekonomia ka vijuar të rritet. Megjithatë, ai pranoi nevojën për një mandat të ri dhe kërkoi një shumicë më të gjerë progresiste në parlament.

“Na duhet mbështetja e njerëzve për të çuar përpara reformat”, deklaroi Sanchez.

Zgjedhjet e radhës ishin planifikuar të mbaheshin në verën e vitit 2027.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota