Baza ajrore RAF Fairford është i sigurt pas tërheqjes së bombarduesve amerikanë
A.B/RTKLive
Downing Street ka këmbëngulur se baza ajrore RAF Fairford është e sigurt, pasi SHBA-ja tërhoqi të gjithë bombarduesit e saj nga baza ushtarake.
Pentagoni konfirmoi të dielën se kishte larguar bombarduesit e saj – që mendohet të kenë qenë rreth një duzinë avionësh B-1, nga baza dhe i kishte kthyer në bazat e tyre në SHBA.
Mediat amerikane raportuan se një kërcënim i ri kishte çuar në largimin e bombarduesve. Kjo ndodhi pas një incidenti të rëndë më 27 shtator, kur policia u njoftua për tre “automjete të dyshimta” pranë bazës ajrore.
Një zëdhënës i Downing Street tha se nuk do të komentonte mbi “operacionet ushtarake të vendeve të huaja”, por deklaroi se baza është e sigurt. Ai iu referua komenteve të presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar, kur ai “lavdëroi policinë, shërbimet e mbrojtjes dhe sigurisë” në lidhje me bazën.
Ai shtoi se sekretari i Mbrojtjes, Wes Streeting, kishte thënë javën e kaluar: “Ne kemi qasje të testuara dhe të provuara për mbrojtjen e bazave tona në të gjithë vendin dhe në mbarë botën”.
Duke folur të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk do ta lidhte drejtpërdrejt incidentin e javës së kaluar me vendimin për të tërhequr bombarduesit nga RAF Fairford.
Ai shtoi: “Nuk është e pazakontë të shohësh lëvizjen e mjeteve në pjesë të ndryshme të botës, në varësi të stërvitjeve, ripozicionimeve, rotacionit të personelit dhe ardhjes së personelit të ri, si dhe ardhjes së avionëve të rinj dhe largimit të avionëve të vjetër, raporton BBC.























