Dardan Cena në mesin e 16 xhudistëve më të mirë në botë
BKT
Sport

Dardan Cena në mesin e 16 xhudistëve më të mirë në botë

F.B/RTKLive

Dardan Cena shënoi dy fitore në Kampionatin Botëror në Baku, duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë -73 kg.

Në luftën e parë, Dardani mposhti Joshua Green nga Irlanda, ndërsa në luftën e dytë mposhti kampionin olimpik, Lasha Shavdatuashvilli nga Gjeorgjia.

Në xhiron e tretë, fati nuk ishte në anën e tij, por Dardani zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe nga ky Kampionat Botëror fiton 320 pikë olimpike.