Kosova U21 barazon me Finlandën në një ndeshje dramatike
BKT
Sport

Kosova U21 barazon me Finlandën në një ndeshje dramatike

UK/RTKLive.com

(E plotësuar, 20:53) - Kosova U21 ka barazuar 4-4 me Finlandën U21 në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Prishtinë të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” e rinj e kanë nisur mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e pesëmbëdhjetë, me golin e Medin Gashit.

Kosova ka pasur mundësi ta dyfishojë epërsinë vetëm dy minuta më vonë, por Laurent Xhylani nuk e ka shfrytëzuar penalltinë.

Finlanda ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tridhjetë e katërt, kur Arttu Lotjonen ka shënuar për 1-1, pas asistimit të Matias Siltanen.

Megjithatë, Kosova e ka rikthyer epërsinë vetëm katër minuta më vonë, pasi Miska Ylitolva ka shënuar autogol.

Kështu, Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, ndeshja ka vazhduar me ritëm të lartë dhe me shumë gola. Finlanda ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e dyzet e nëntë.

Kosova është përgjigjur shpejt dhe e ka rikthyer epërsinë përmes Medin Gashit, i cili ka shënuar për 3-2 pas asistimit të Laurent Xhylanit.

Finlanda nuk është dorëzuar dhe ka barazuar sërish në minutën e shtatëdhjetë e tretë, kur Matias Siltanen ka shënuar për 3-3.

“Dardanët” kanë kaluar përsëri në epërsi në minutën e tetëdhjetë e katërt. Ademi ka shënuar për 4-3 dhe Kosova ka qenë pranë fitores.

Megjithatë, Finlanda ka arritur të shënojë edhe një herë në fund të ndeshjes, duke e barazuar rezultatin në 4-4.

Pas këtij barazimi, Kosova U21 ka arritur në pesëmbëdhjetë pikë dhe mbetet në vendin e katërt në grup. Finlanda ka shkuar në njëzet e tri pikë dhe është e dyta, pas Spanjës që kryeson me njëzet e shtatë pikë.

Rumania është e treta me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Qiproja ka gjashtë dhe San Marino është pa pikë.

Kosova U21 në epërsi ndaj Finlandës pas pjesës së parë

Kosova U21 po avancon 2-1 ndaj Finlandës U21 pas pjesës së parë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

"Dardanët" e rinj e kanë nisur mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e pesëmbëdhjetë, me golin e Medin Gashit.

Kosova ka pasur mundësi ta dyfishojë epërsinë vetëm dy minuta më vonë, por Laurent Xhylani nuk e ka shfrytëzuar penalltinë.

Finlanda ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tridhjetë e katërt, kur Arttu Lotjonen ka shënuar për 1-1, pas asistimit të Matias Siltanen.

Megjithatë, Kosova e ka rikthyer epërsinë vetëm katër minuta më vonë. Miska Ylitolva ka shënuar autogol dhe Kosova ka shkuar në pushim me epërsi 2-1.