Francë, arrestohen më shumë se 1300 persona gjatë përleshjeve me protestues
Luan Qorraj / RTK
Policia Franceze ka arrestuar më shumë se 1 300 persona gjatë përleshjeve me protestues në qytete e ndryshme të Francës gjatë së shtunës.
Sipas autoriteteve, në qytete e ndryshme në rrugë kanë daluar rreth 400 mijë njerëz përderisa sindikatat e punëtorëve thonë se numri ka qenë 800 mijë. Gjithashtu është bërë e ditur se autoritetet dërguan 70 mijë polic në rrugët e qyteteve për të tentuar ta mbajnë rendin.
Edhe pse ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë, gjatë protestave të djeshme nuk pati shumë raste të djegieve apo plaçkitjeve të pronave, siç ndodhi gjatë fundjavës së kaluar kur protestat e shndërruan në trazira masive që përfshinë gati të gjitha qytete e vendit.
Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë përleshjeve janë lënduar dhjetëra protestues si dhe 53 polic.
Protestat duket të kenë qetë më të qeta pas urdhrit të presidentit Emmanuel Macron i cili javën e kaluar tha se do të lejohen parakalime dhe protesta të organizuara vetëm nga sindikatat e punëtorëve përderisa , gjatë javës , gjykatat, në procese të përshpejtuara, dënuan qindra persona për vandalizëm, shkatërrim të pronës dhe shkeljet e kryera gjatë protestave të javës së kaluar.























