Arrestohen katër persona në Mitrovicë të Veriut, sulmuan dy policë
BKT
Kronika

Arrestohen katër persona në Mitrovicë të Veriut, sulmuan dy policë

E.Hoti/RTKlive

Katër persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 01:15, ku si pasojë e sulmit, dy policët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

"Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e  të dyshuarve janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika