52 aksidente dhe 2 mijë e 276 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
BKT
Kronika

52 aksidente dhe 2 mijë e 276 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 276 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 17 persona. Prej tyre, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika