09:55 / 19.11.2026
Sulmohet rëndë një person në Prishtinë, njëri i dyshuar në kërkim
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa persona në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 19:20. Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Lidhur me rastin, është intervistuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkaq, i dyshuari kryesor ndodhet në kërkim të Policisë.






















