Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare për drejtësinë dhe personat e zhdukur
BKT
Lajme

Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare për drejtësinë dhe personat e zhdukur

N.M. /RTKlive

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat lidhen me njohjen e vendimeve gjyqësore të huaja dhe funksionimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Me 84 vota për, deputetët miratuan Projektligjin për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se kjo konventë do t'ua lehtësojë qytetarëve dhe bizneseve njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore jashtë vendit, duke ulur pengesat dhe kostot.

Ndërkaq, me 83 vota për, Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Gërvalla tha se ky protokoll garanton përfaqësimin dhe vendimmarrjen e barabartë të Kosovës në strukturat e Komisionit, si dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve ligjorë dhe specialistëve kosovarë.

Të dy marrëveshjet kanë marrë mbështetjen edhe të partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.


MË SHUME NGA Lajme