Ekspozuan armë në rrjete sociale, Policia në Rahovec i sekuestron
BKT
Kronika

Ekspozuan armë në rrjete sociale, Policia në Rahovec i sekuestron

A.B/RTKLive

Pas ekspozimit të armëve në rrjetet sociale, zyrtarët e Stacionit Policor në Rahovec përmes rrugëve operative dhe hetimore kanë identifikuar personat e dyshuar dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, kanë kryer kontroll në objektet e banimit të tyre.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë e gjatë automatike; një pushkë snajper dhe 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

"Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprat penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, si dhe ‘përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’", njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika