07:51 / 20.11.2026
50 aksidente dhe 2323 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
N.M. /RTKlive
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2323 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 24 persona, 12 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje dënimi.






















