Trepça mposht Bashkimin në derbin e kësaj fundjave
BKT
Sport

Trepça mposht Bashkimin në derbin e kësaj fundjave

F.B/RTKLive

Trepça ka fituar derbin e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 61:50.

Në një përballje interesante të zhvilluar në Mitrovicë, skuadra vendase arriti ta kontrollonte lojën dhe të siguronte fitoren në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj xhiroje.

Te Trepça më efikasi ishte Ja'cori Payne me 18 pikë, ndërsa James Graham kontribuoi me 13 pikë dhe 11 kërcime. Me 13 pikë e shtatë kërcime ndeshjen e përfundoi edhe Shanon Shorter.

Me këtë fitore, Trepça konfirmon forcën e saj në kampionat, duke triumfuar në derbin ndaj një rivali direkt.