Golden State rikthehet te fitorja, Miami vazhdon serinë pozitive
F.B/RTKLive
Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas mungesës së yllit të skuadrës, Stephen Curry, duke mposhtur Boston Celtics me rezultat minimal 88-87.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Bostonin, që pati mundësinë ta fitonte ndeshjen në sekondat e fundit, por Jayson Tatum dështoi në tentimin e tij për të shënuar në momentet vendimtare, pas sinjalit të sirenës.
Ndërkohë, Miami Heat vazhdon formën e shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Miami mposhti Oklahoma City Thunder me rezultat 123-113, në një përballje ku të dyja skuadrat kishin mungesa të rëndësishme. Miami nuk mund të llogariste në Giannis, ndërsa Oklahoma City ishte pa Shai Gilgeous-Alexander.
Një ndeshje spektakolare u zhvillua mes Chicago Bulls dhe Denver Nuggets, ku fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimeve. Denveri triumfoi me rezultat 151-145, falë edhe paraqitjes fantastike të Jamal Murray, i cili realizoi 45 pikë. Vendimtar ishte edhe një gjuajtje për tri pikë e Nikola Jokicit.
Në ndeshjet e tjera, Detroit Pistons pësoi humbje nga Atlanta Hawks me rezultat 107-97, ndërsa Dallas Mavericks fitoi në udhëtim ndaj Utah Jazz me shifrat 116-114.
Orlando Magic triumfoi bindshëm ndaj Washington Wizards, 116-96, kurse New York Knicks mposhti Indiana Pacers me rezultat 113-106.
Rezultatet në NBA:
Atlanta Hawks – Detroit Pistons 107-97
Miami Heat – Oklahoma City Thunder 123-113
Chicago Bulls – Denver Nuggets 145-151 (pas vazhdimeve)
Utah Jazz – Dallas Mavericks 114-116
Washington Wizards – Orlando Magic 116-96
New York Knicks – Indiana Pacers 113-106
Golden State Warriors – Boston Celtics 88-87






















