Retkoceri: Ekipet në terren po pastrojnë borën në rrugët kryesore të Prishtinës
BKT
Kosovë

Retkoceri: Ekipet në terren po pastrojnë borën në rrugët kryesore të Prishtinës

RTKlive

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se ekipet janë në terren duke pastruar borën nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Ai ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të temperaturave nën zero dhe ngricave, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në pastrimin e rrugëve.

Për raste urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 0800 12233.


MË SHUME NGA Kosovë