Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitjen e vrasjes së rëndë
BKT
Kronika

Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitjen e vrasjes së rëndë

A.B/RTKLive

Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të hetimeve për përgatitjen e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është ndaluar më 29 nëntor, rreth orës 04:30, në pikën kufitare në Han të Elezit, në hyrje të Kosovës.

Ai ishte në kërkim policor në kuadër të këtij rasti.

Pas identifikimit dhe veprimeve procedurale, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Me ndalimin e tij, numri i personave të ndaluar në kuadër të këtij rasti ka arritur në tre.

Policia njofton se hetimet dhe veprimet operative po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).


MË SHUME NGA Kronika