11:53 / 29.11.2026
Dy shtetas të Serbisë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq
A.B/RTKLive
Policia e Kosovës ka shoqëruar dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 21:00, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Sipas raportit të Policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.






















