FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush i gjykon ndeshjet kryesore
BKT
Sport

FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush i gjykon ndeshjet kryesore

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të premten ka publikuar zyrtarët e ndeshjeve të javës së 28-të në IPKO Superliga e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro hapet nesër pasdite, me duelet Gjilani-Prishtina dhe Drenica-Llapi, sfida këto tejet të rëndësishme, sepse pikët janë mëse të vlefshme nga këto ballafaqime që pritet të prodhojnë futboll atraktiv.

Dardan Çaka me asistentët Besnik Morina, Fatmir Abrashi dhe Leutrim Mustafa do ta ndajnë drejtësinë në duelin Gjilani-Prishtina. Ndërkaq, takimin Drenica-Llapi do ta gjykon Kreshnik Vula i ndihmuar nga Benon Këpuska, Elvis Bicaj dhe Isak Ceroviku.

Xhiroja e 28-të do të vazhdon të dielën më dy takimet, ku takohen Drita-Trepça ’89 dhe KEK-u-Feronikeli.

Kjo xhiro do të mbyllet të hënën pasdite me përballjet Ferizaj-Flamurtari dhe Liria-Ballkani.