18:16 / 19.04.2019
Gjesti me fanellën e Acerbit, dënohen dy mesfushorët e Milanit
Prokurori i FIGC, Giovanni Pecoraro ka mbyllur hetimin për dy futbollistët e Milanit, Kessie dhe Bakayoko, të cilët shpalosën në mënyrë ironike fanellën e Acerbit, në përfundim të ndeshjes Milan-Lazio.
Kështu bëhet fjalë për një gjobë prej 86 mijë eurosh për klubin kuqezi, e cila është ndarë 20 për Milanin dhe nga 33 për dy mesfushorët e përfshirë në një “shaka pa kripë”.























