KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve 35.13 për qind
BKT
Rajoni dhe Bota

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve 35.13 për qind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se deri në ora 17:00 jehona e votuesve ka arritur 35.13 për qind, apo afro 600 mijë qytetarë kanë realizuar të drejtën e votës.

Sipas këtij institucioni, Komuna e Kriva Pallankës prin me numrin më të madh të votuesve që kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, derisa më e ulët ishte ajo Zhelinës.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me listat e përfolura që janë paraqitur në sajtet ruse, tha se gjithçka po rrjedhë siç duhet dhe gjithçka është në rregull, ndërsa me spekulime të karakterit të politikës ditore nuk dëshiron të merret.

Lidhur me vendvotimin në “Ramni Gaber”, Studeniçan, që nuk ishte hapur me kohë, Derkoski e përsëriti informatën që paraprakisht e tha zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska, se sipas raportit të KKZ-së bëhet fjalë për revoltë të qytetarëve ndaj pushtetit lokal.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota