09:29 / 25.04.2019
Rumania miratoi një memorandum për ndërtimin e urës së re mbi lumin Danub
RTKlive
Qeveria rumune ka miratuar një memorandum për ndërtimin e urës së re mbi lumin Danub mes qytetit rumun Zimnicea dhe atij bullgar Svishtov nëpërmjet partneritetit publiko-privat.
Anëtarët e qeverisë theksuan se trafiku intensiv mes Rumanisë dhe Bullgarisë dhe rritja e këmbimit tregtar dhe lëvizjes transit mes dy shteteve tona e bëjnë këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Lidhja rrugore mes Svishtovit dhe Zimnicea e shkurton itinerarin Bullgari-Rumani-Evropa Qendrore dhe Perëndimore me katër orë, në krahasim me rrugën përmes Urës së Danubit tek qytetet Ruse, Giurgiu.























