09:33 / 25.04.2019
Ankaraja dhe Athina përsëri kanë kundërshtime për Ishujt e Egjeut
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i bëri thirrje Greqisë për të respektuar statusin e demilitarizuar të Ishujve të Egjeut.
Ankaraja është e mendimit se Athina e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet, duke i armatosur ishujt në Detin Egje dhe kështu e prish miqësinë mes fqinjëve.
Ministria greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se Turqia duhet të mësohet ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të mos e interpretojë në mënyrë të njëanshme.























