09:34 / 25.04.2019
“Lockheed Martin” mund të hapë një bazë riparimi në Bullgari
Me një letër të dërguar autoriteteve bullgare kompania amerikane “Lockheed Martin” informon se pas lidhjes së marrëveshjes për blerjen e avionëve F-16 Block 70, në shtetin tonë do të hapet një qendër (MRO facility) për mirëmbajtje dhe riparim të avionëve.
Kështu avionët do të shërbehen nga teknikë dhe inxhinierë bullgarë. Kompania angazhohet dhe me aktivitete të tjera ekonomike dhe industriale në Bullgari dhe me bashkëpunim me qendra akademike dhe zhvillimore. Ambicia e Sofjes është që negociatat të përfundojnë deri në fundin e korrikut. Akoma mbeten të hapur çështjet për çmimin e avionëve dhe afatet e furnizimit të tyre. (BNR)























