Gafat e shumta të De Gea, ja vendimi që merr trajneri Solskjaer
BKT
Sport

Gafat e shumta të De Gea, ja vendimi që merr trajneri Solskjaer

Trajneri i Manchester United këmbëngul se De Gea do të vijojë që të jetë titullar të skuadra e tij, pavarësisht se portieri spanjoll vazhdon të bëjë jo pak gafa. 28-vjeçari ishte protagonist me një tjetër gabim në rastin e golit të Leroy Sane.

“Për mua është lojtari më i mirë në 6 apo 7 vitet e fundit, absolutisht i jashtëzakonshëm. Gabimet janë pjesë e karrierës dhe David do të përmirësohet.

Ka futbollistë si De Gea që nuk ka shumë vite në kontratë, po ai vijon që të bëjë punën e tij normalisht çdo ditë”, deklaroi Solskjaer duke shuar mundësitë e një largimi të mundshëm, transmeton kohajone.

Ndryshe duket situata për Ander Herrerën, i cili është në vitin e fundit të karrierës.