14:21 / 27.04.2019
Alderweireld lë Premier League-n për Seria A?
RTKlive
Mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld mund ta lë Premier Leaguen për t’u transferuar në Seria A, transmeton RTKlive.
Sipas “Calcio Mercato”, Juventus është duke e monitoruar mbrojtësin e “Spurs”.
Krerët e gjigantit italian, të cilët tashmë kanë siguruar titullin e tetë radhazi në Itali, janë të interesuar që gjatë kësaj verë ta sjellin në Torino 30 vjeçarin, i cili ka klauzolën e lirimit 25 milionë funtesh.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri synon që gjatë kësaj verë, ta forcoj repartin e mbrojtjes dhe Alderweireld thuhet se është në listën e teknikut italian.























