16:08 / 27.04.2019
Aulos mesazh Mourinhos: Eja bashkohu me ne
Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas insiston se mund të sjellë Jose Mourinhon në krye të bankinës të skuadrës së tij.
Ish-trajneri i Manchester United me herët ishte i lidhur për t’iu bashkuar Lyonit. Aulos e pranon se do të dëshironte shumë që tekniku portugez të marrë “timonin” e skuadrës së tij.
“Mourinho? Do të dëshiroja shumë. Shumë i shtrenjtë? Jo nuk mendoj ashtu”, tha ai.
“Kam një ëndërr për këtë gjë. Në këtë kohë ne nuk mundemi të bëjmë ndonjë gjë sepse kemi kontrata me trajner të tjerë, mirëpo nëse ai dëshiron, ne nuk do ta refuzojmë”, përfundoi kreu i klubit te Lyonit.























