Dortmundi refuzon të gjitha ofertat për Sanchon
BKT
Sport

Dortmundi refuzon të gjitha ofertat për Sanchon

Talenti anglez ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Borussia Dortmundi ka marrë vendimin për Jadon Sanchon, shkruan KosovaPress.Talenti i verdhezinjve nuk do të largohet nga Signal Iduna Park gjatë kësaj vere. Pavarësisht tentative të Manchester Cityt dhe Real Madridit për të transferuar Sanchon, drejtuesit e Borussias u janë përgjigjur me një “jo” kategorike pasi sipas Sancho nuk do të largohet nga Dortmundi përpara vitit 2020 ose 2021.  Te Borussia kanë vendosur që talenti anglez të qëndrojë në skuadër edhe për një ose dy sezone për të bërë më pas hapin e madh në karrierë, ku më pas ata mund ta shesin për një shifër të lartë të parave.