Ozil kërkon më shumë minuta, i paqartë për të ardhmen
BKT
Sport

Ozil kërkon më shumë minuta, i paqartë për të ardhmen

Mesut Ozil konfirmoi disa prej zërave të fundit që flasin rreth së ardhmes së tij, ndërsa u ndal edhe tek marrëdhënia e tij me trajnerin Unai Emery.

30-vjecari, i cili që nga shtatori i vitit 2013 luan për Arsenalin, deklaroi se e ka ta paqartë të ardhmen te “Topcinjtë”, edhe pse ka edhe dy vite kontratë.

Ozil u shpreh se është i lumtur te klubi aktual, ndërkohë që lidhur me zërat për një zënkë me trajnerin Emery ai u shpreh se s’ka asgjë të vërtetë dhe se marrëdhënia brenda klubit është e mirë.

Gjermani i lëshoi edhe një mesazh teknikut spanjoll, duke u shprehur se dëshiron të luajë më tepër, por gjithsesi është trajneri ai që vendos.